Qeveria manipulon me punëtorët e firmave të falimentuara

Kryetari i Shoqatës së punëtorëve të falimentuar, Stojan Stojanov, është shprehur i kënaqur me vendimin më të ri të qeverisë për zgjidhjen e problemit të punëtorëve të falimentuar. Sipas tij me këtë definitivisht do të zgjidhet statusi i atyre punëtorëve të cilët nuk u përfshin në ligjin e vitit 2008.

Qeveria, paralajmëroi se do të bëhen ndryshime ligjore për sigurimin material të personave  të cilët kanë mbetur të pa punë edhe pas vitit 2004.

LSDM-ja, e, ka akuzuar kryeministrin Gruevski se paralajmëron përfundimin e  problemit të punëtorëve të falimentuar, vetëm për të manipuluar dhe për të bërë marketing politik dhe se ligji është tepër restriktiv.

Qeveria i ka refuzuar pesë propozim ligje për zgjidhjen e problemit me punëtorët e falimentuar, ndër ët cilat edhe marrja e një vendimi për kompensimin deri në 6 mijë denarë, deri në pension.

Deputeti i LSDM-së,Marijanco Nikollov, tha se pesë vite me radhë qeveria nuk është kujtuar për punëtorët e firmave të falimentuar, duke bërë që atyre t’u mbesin fëmijët të pa shkolluar dhe duke u larguar nga vendi. 
“Qeveria kujtohet për ta tani, kur duhet të ketë zgjedhje parlamentare. Kjo është të luash me fatin e njerëzve, sepse zgjidhja që ofron qeveria nuk do të zgjidh problemin e tyre”, tha Marijanco Nikollov.

Lajme të ngjashme

Back to top button