Maqedonia vazhdon të prek fundin, Kosova përparon, Shqipëria -3

Reprezentacioni i Maqedonisë vazhdon të ecën mbrapsht sa i përket renditjes në listën botërore të publikuar nga FIFA. Në renditjen e fundit të muajit shtator reprezentacioni i Maqedonisë e ka gjetur veten në pozitën e 146-të, që është rezultati më i dobët në histori. Tani më Luksemburgu dhe Vietnami janë më mirë të renditura se Maqedonia, ndërsa kjo vjen si pasojë e disfatës së fundit që përjetoi Maqedonia nga Shqipëria në ndeshjen e parë kualifikuese për KB Rusi 2018.

Shqipëria ka humbur tre vende, duke rënë nga pozita e 37 në të 40-tën. Edhe përkundër fitores ndaj Maqedonisë dhe barazimit me Marokun, kuqezinjtë i ka kushtuar tri pozita më poshtë renditja e shtatorit.

renditja-e-fifa-s

Barazimi me Finlandën në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, ka ndihmuar Kosovën që të ngjitet në ranglistën e FIFA-s. Kosova është ngjitur për 22 vende dhe tani renditet në pozitën e 168, që është pozicionimi më i mirë ndonjëherë për përfaqësuesen kosovare.

Argjentina mbetet edhe më tutje e para në kreun e renditjes, ndërsa më pas e dyta është Belgjika, e ndjekur nga Gjermania në pozitën e tretë. Në listën e dhjetë më të mirëve bëjnë pjesë edhe Kolumbia, Brazili, Kili, Portugalia, Franca Uruguai dhe Uellsi. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button