Autostrada Prishtinë-Shkup, interes i të dy vendeve

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti sot ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Ilija Strazhevski. Me mysafirin, ndër të tjera, ai bisedoi për projektin e autostradës Prishtinë-Shkup, që ka një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe Maqedoninë, si dy vende fqinje, thuhet në njoftimin për medie nga ky takim.

Ministri Mujota kërkoi nga ambasadori maqedonas që të përcjellë mesazhin në vendin e tij për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçanërisht në lëmin e transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve.

“Presim vazhdimin e një angazhimi intensiv në këtë drejtim, në mënyrë që sa më parë të realizohet nënshkrimi i marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë”, citon njoftimi ministrin Mujota.

Në këtë takim u tha se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button