Maqedonia me borxh më të madh në 8 vitet e fundit

Maqedonia e ka përfunduar vitin 2013 me borxh shtetëror prej 2.757 miliard euro ose 34.3 përqind prej Bruto Prodhimit Vendor. 

Ky është nivel më i lartë i borxhit të shtetit për Maqedoninë që nga viti 2005, kur borxhi i shtetit ishte 1.84 miliard euro.

Sipas të dhënave të ministrisë së financave në këto 5 vitet e fundit borxhi i shtetit është rritur dyfish, duke pasur parasysh atë se deri në fund të 2008 borxhi ka qenë 1.38 miliard euro.

Opozita dhe shumë analist ekonomik një kohë të gjatë paralajmërojnë se Maqedonia po hyn shumë në borxhe, edhe pse fokusi kryesorë i kritikave nuk është për shumën por për çfarë arsyesh merren borxhe, shkruan Evropa e Lirë. 

Ata thonë që qeveria nuk duhet të merr borxhe për përmendore dhe ndërtesa administrative por për infrastrukturë sepse në këtë mënyrë paratë do të kthehen.
Partia opozitare LSDM, ka akuzuar qeverinë se po merr borxhe pasi i duhen për të blerë zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button