Hapet Konsullata e nderit e Republikës së Maqedonisë në Belgjikë

­ Republika e Maqedonisë prej mbrëmë ka Konsullatë të re nderi në Mbretërinë e Belgjikës, lajmëroi korrespondenti i MIA­s nga Antverpen. Me ceremoni solemne ku morën pjesë të ftuar nga jeta shoqërore­politike e Belgjikës, diplomatë, ambasadorë dhe qytetarë të suksesshëm të Maqedonisë që jetojnë në Belgjikë, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki së bashku me kryetarin e komunës Antverpen, Bart de Vever hapën konsullatën në qytetin më të madh të biznesit në rajonin e Flandrisë.

Për konsull nderi i Republikës së Maqedonisë është emëruar Rajes Lemens, sipërmarrës i ri me përvojë në Evropë, Lindje të Afërt, Amerikë Latine dhe Afrikë. Siç theksohet në kumtesën zyrtare të MPJ­së së Republikës së Maqedonisë, Lemens ka filluar karrierën e tij në Republikën Popullore të Kinës, ndërsa ka studiuar drejtësi dhe marrëdhënia ndërkombëtare. Sot, ai pas vetes ka themeluar dhe menaxhuar disa kompani në sferën e ndërtimtarisë, tregtisë me pronë të patundshme, internet ­ tregti, shërbime konsullore etj.

Zëvendëskryeministri Poposki në ceremoninë solemne gjatë hapjes kumtoi se Republika e Maqedonisë ka emëruar Rajes Lemans për konsull nderi të vendit tonë për shkak të sukseseve të tij në planin ekonomik, si dhe për kontributin që deri më tani e ka dhënë në promovimin e Maqedonisë para biznes bashkësisë së Belgjikës. Para aktit të hapjes së Konsullatës së nderit, në Antverpen u organizua edhe biznes prezantim i mundësive që i ofron Republika e Maqedonisë para biznesmenëve të Belgjikës në disa sektorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button