Harroji sandalet! Ja cilat janë ҫizmet që po ҫmendin vajzat e modës

Nuk ka më asnjë dyshim. Këtë vit, kadifja është gjithandej. Nëse shikoni pasarelat e fundit të markave të mëdha, vajzat e modës, ato që të gjithë i ndjekin kur është fjala për stilin dhe modën, i kanë veshur, madje qysh në ditët e fundit të verës. Le të mos flasin pastaj për motrat Kardashian-Jenner. Kylie, në fotot e saj të fundit në Instagram, tregon se ҫizmet vjeshtë-dimër 2016 duhet të jenë velvet, pra kadife.

Ja dhe supermodelja e famshme Gigi Hadid, e cila, e ka prezantuar trendy-n e vjeshtës qysh në mesin e muajit qershor, kur ishte zyrtarisht koha e sandaleve. Si gjithmonë, Gigi është një hap para me modën.

Gigi Hadid

Ndërsa të gjithë kishin filluar të kuptonin se ҫizmet kadife do të ishin tendenca më e madhe e vjeshtës së këtij viti, nisur edhe nga fakti se shumë marka i kishin prezantuar në sfilatat e tyre: Valentino, Givenchy, Rochas, por edhe të tjera, në fakt Gigi i veshi që në qershor për t’u treguar të gjithëve se është një hap para. Ҫizmet kadife “Stuart Weitzman”, me të kuqen e butë dhe shkëlqimin elegant nuk kanë nevojë për t’u zbukuruar më shumë me veshje. As Gigi nuk e bën. I ka kombinuar thjeshtë me kostum xhins. Stili vintage i viteve ’80 nuk ka nevojë për shumë komente, rock-star-e pa diskutim.

Askujt nuk i doli nga vëmendja pak ditë më parë Taylor Swift, kur u shfaq me një palë ҫizme kadife të kuqe. Duket se këngëtarja asnjëherë nuk gabon kur është fjala për të treguar këmbët e saj të gjata. Këtë bëri edhe në shoe-n e Tommy Hilfiger, New York Fashion Week, e ftuar enkas për të parë shfaqjen e shoqes së saj të ngushtë Gigi Hadid.

Gigi Hadid
Kendall Jenner
Karolina Kurkova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button