Dita botërore kundër kancerit, çdo vit vdesin 8 milionë njerëz

Sot është dita botërore për luftë kundër kancerit.

i madh është numri i personave të prekur nga kjo sëmundje në vend.

Të dhënat zyrtare të Orgnizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në raportin e vitit të kaluar, thonë se 20 persona në ditë sëmurën nga kanceri, derisa 13 prej tyre ndërojnë jetë.

‘Agjencia Internacionale pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregon se në vitin 2012 ka 7330 persona të sëmurë nga kanceri, përkatësisht rreth 20 persona në ditë. Informacion edhe më i keq është se vdekshmëria është shumë e madhe, më saktë vitin e kaluar kanë vdekur 4625 persona, ose me fjalë të tjera, 13 persona në ditë vdesin nga kanceri në Maqedoni’ thonë nga lidhja për luftë kundër kancerit ‘Masborak’.

Karakteristike është se derisa nëpër botë vdekshmëria bie, në Maqedoni vdekshmëria rritet.

Nga Lidhja për luftë kundër Kancerit thonë se sa i përket kësaj sëmundje tek fëmijët është mjaftë e përhapur ndërsa rreth 40 fëmijë në ditë mjekohen çdo ditë nga kjo sëmundje.

‘Përafërsisht rreth 40 fëmijë në ditë mjekohen në Klinikën e fëmijëve në Shkup nga kanceri. Përqindja është më e madhe se në botë e kësaj sëmundje tek ne, çfarë mungon përse kjo është kështu ende nuk dihet. Gjithashtu duhet të punohet në diagnostiofikimin e hershëm të sëmundjes’ thonë ata.

4 shkurti është shpallur si Dita ndërkombëtare e luftës kundër sëmundjeve kanceroze, të cilat zenë aktualisht vendin e tretë midis shkaqeve të vdekshmërisë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit nga kjo sëmundje e tmerrshme në botë vdesin pothuajse 8 milionë veta, kurse mjekët venë, as më shumë e as më pak, 10 milionë diagnoza të reja  sëmundjesh onkologjike. Pritet që aty nga viti 2030 numri i të prekurve nga sëmundjet onkologjike të arrijë deri në 75 milionë veta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button