Doçi : Ministrat që kanë nënshkruar për të devijuar lumin Radika janë tradhtarë

Agim Doçi, nismëtari i lëvizjes “Beslidhja për mbrojtjen e lumenjve” është ndër të parët që dolën në protestat e mbajtura në Tiranë, kundër devijimit të lumit Radikë dhe Vjosë. Lëvizjet e këtilla në Tiranë nisën me  hovin e madh dhe çiltërsinë  kundër këtij projektit famëkeq “Fusha e Lukovës” nga ana e  protestuesve shqiptar matanë kufirit, por nga burime të ndryshme ,kuptojmë se ka ndasi dhe përçarje mes tyre, dy rryma të kundërta për një projekt antishqiptar, lëvizja-Aleanca kundër devijimit të lumenjve dhe Besëlidhja për mbrojtjen e lumenjve.

Duke parë “ dy grupet”  për sensibilizim kundër projektit “Fusha e Lukovës”, morëm  prononcim nga inxhinieri Agim Doçi, nismëtari i Besëlidhjes i cili në pyetjen e Portalb , pse ka përçarje mes dy grupeve kur tani duhet te jemi të gjithë të bashkuar për një qëllim thotë:

” Njëherit në të gjitha prononcimet e mia jam shprehur qartë. Unë nuk jam njeri përjashtues! Ata që janë larguar nuk e di arsyen pse. Fryma personale e imja është gjithë përfshirja dhe jo ikja. Pyetni vetë ikanakët. Pas protestës së dytë ATA i mbyllën celularët dhe sot e kësaj dite nuk kanë kurajën, ose kanë marrë urdhër të largohen! Çdokush është i mirëpritur kushdo që mbështet këtë lëvizje atdhetare. Ndoshta interesa që unë sinqerisht nuk i kuptoj dhe perceptoj, shkaktoi ikjen e atyre që ndoshta u bashkëngjitën me nismën që morën pas takimit të Grupit të ekspertëve të shumtë”, theksoi Doçi. 

Ai përmendi ekspertët si Molnar Kolaneci, Tefik Jegeni, Faruk Kaba, Yllka Çausholli, Dorian Kaba, Abdyl Koleci, të cilët kanë bërë matje në vend, në Radikë përgjatë derdhjes, në derdhjen e lumit në Mavrovë si dhe takimin e tyre që kanë pasur me kryetarin Lata dhe kryesuesin e Këshillit komunal, Bashkim Mashkulli.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje me forcat politike të Tiranës dhe të Shkupit. Ministrat e deputetët që kanë nënshkruar për të devijuar lumin Radika janë tradhtarë e të korruptuar, koha do të vërtetohej kush është shqiptar dhe kush tradhtar”, u shpreh Agim Doçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button