Sllovenia preket nga moti i keq

Qeveria e Sllovenisë ka bërë të ditur se bora, të ftohtit dhe erërat e forta, kanë lënë një të katërtën e të gjitha amvisërive në shtet pa energji elektrike, ndërsa është dëmtuar mbi 40% e maleve alpine në nivel vendi.

Lubjana zyrtare thotë se bora që ka rënë në 24 orët e fundit ka lënë në terr 120,000 amvisëri, në shtetin që ka dy milionë banorë.

Reshjet e dendura të borës dhe akulli, kanë shkaktuar kolaps në rrjetin e shpërndarjes elektrike, ndërsa ka bllokuar edhe trafikun rrugor dhe atë ajror, raportojnë mediat.

Ministri i Mbrojtjes, Roman Jakis ka thënë gjatë një mbledhje emergjente të qeverisë, se Sllovenia është goditur nga “një katastrofë natyrore, të shkallës së lartë”.

Sipas tij, riparimi i dëmit mund të zgjat me muaj të tërë. Bashkimi Evropian i ka dërguar ndihma emergjente Sllovenisë për t’u përballur me këtë krizë natyrore.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button