Maqedonia pret medalje nga Berat Jakupi

Sot në orët e mbrëmjes ekspedita e karateistëve të Reprezentacionit të Maqedonisë, do të udhëtojë për në Stamboll, e më pas udhëtimi i tyre do të vazhdojë për në Lisbonë të Portugalisë, ku do të zhvillohet Kampionati Evropian i Karatesë për kadetë, junior dhe U-21.

Në mesin e 35 karateistëve, 30 prej tyre do të garojnë në lufta dhe 5 në KATA, e ku pjesëmarrës janë edhe dy karateistët shqiptar, Berat Jakupi dhe Doan Osmani.
Pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë, është edhe trajneri dhe seleksionuesi i U-21 Arlind Huseini, i cili shprehet optimist, duke pritur rezultate të lakmueshme nga garuesit tanë që do të përfaqësojnë Maqedoninë në Kampionatin Evropian në Lisbonë.

Garat në Kampionatin Evropian do të fillojnë nga 7 deri më 9 shkurt, ndërsa i pari nga karateistët shqiptarë do të paraqitet Berat Jakupi me 7 shkurt, ndërsa Doan Osmani paraqitjen e tij do ta ketë një ditë më vonë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button