Ndërrohen katër drejtora në ELEM

Me vendim të qeverisë katër drejtorë të sektorëve, janë shkarkuar. Nga fotelet e drejtorëve  në ELEM, largohen, Dimitar Tanurkov, drejtor i prodhimit,  Jasna Ivanova,  drejtoresh për zhvillim dhe investime, Kosta Papasterevski, drejtor komercial dhe Sllavica Besova, drejtoresh për financa në ELEM. Të gjithë këto janë konsideruar njerëz të afërt me ish drejtorin e ELEM-it, Vlladtko Cingovski, shkruan “Faktor”.

Nga kompania thonë se ndërrimi i drejtorëve është bërë në mbledhjen e fundit të Këshillit mbikëqyrës të ELEM-it që është mbajt më 31 janar.

Drejtor i sektorit të prodhimit në ELEM është emëruar Bllagoja Despotoski, inxhiier I diplomuar i elektroteknikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button