Gjysma e parave të tenderëve të komunave për vetëm 30 kompani

Komunat dhe Qyteti i Shkupit për vitin 2015 në prokurime publike kanë shpenzuar 126 milion euro. Gjysma prej tyre, respektivisht 63.3 milion euro janë për tendere të ndara ndaj 34 firmave, ndërsa të tjerat u ndahen 1 323 firmave. Dominimi i një numri të vogël të kompanive në tregun e prokurimit publik zbulon prokurimin bazë të të dhënave të komunave, e cila i përfshrin të gjitha marrëveshjet që në vitin 2015 i kanë nënshkruar 80 komunat dhe Qyteti i Shkupit, shkruan Prizma, transmeton Portalb.

Baza e të dhënave që jep një pasqyrë të tenderëve për secilën komunë individualisht, mund të shihet se edhe në 60 komuna një kompani ka marrë 25% të vlerës së tenderëve. Në disa komuna poashtu vërehet dominim klasik të një kompanie, edhe atë më shumë se 50%. Kjo situatë mund të justifikohet për komunat të cilat kanë numër të vogël të tenderëve, por u referohet shtrembërimeve në komunat më të mëdha.

Qyteti i Shkupit gjatë vitit 2015 ka shpenzuar 26 milion euro, që d.m.th. rreth 86% më shumë sesa gjatë vitit paraprak. Faktikisht vetëm Shkupi ka shpenyuar rreth 51% të të gjitha prokurimeve publike. Ndërkohë që në 45 komuna tjera vlera e prokurimeve publike është vetëm 1 milion euro. Pra Shkupi ka shpenzuar 5.5 herë më shumë sesa Strumica (e cila ka shpenyuar 4.6 milion euro) , respektivisht 6.5 herë më shumë sesa Manastiri (4 milion euro). Pas Manastirit më shumë ka shpenyuar Gayi Baba, rreth 3,7 milion euro, Velesi 3,3 milion euro, Karposhi 3,1 milion eurp, Ilindeni 3,1 milion euro, Tetova 2,9 milion euro, Kisela Voda 2,8 milion euro dhe Kumanova 2,7milion euro.

Më së paku gjatë vitit 2015 kanë shpenyuar komunat në vijim: Zelnikovo vetëm 68 mijë euro, Shuto Orizare 74 mijë euro, Rankovce 75 mijë euro dhe Konҫe 98 mijë euro.

.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button