Sammer: Me Guardiolën kemi një zemër

Drejtori Sportiv i Bayern Munchen Matthias Sammer, ndihet mjaft komod me trajnerin Pep Guardiola. Gjatë një interviste për gazetën katalanase “Ara”, drejtuesi bavarez shprehu kënaqësinë e punës me ish teknikun e Barcelonës.

“Me Guardiolën është kënaqësi të punosh. Me të kuptohem symbyllur. Më duket sikur kemi të njëjtën zemër dhe shpirt pune”, tha Sammer.

Por, edhe Guardiola ia kthen me të njëjtin monedhë: “Jam shumë i lumtur që kam në krah një njeri si Sammer. Ai më ka ndihmuar shumë. Do doja të bashkëpunoja gjatë me të”.

Lajme të ngjashme

Back to top button