Medalje për ministrin Hajrulla Misini?

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “Misini ynë, burrë i madh”, Utrinski Vesnik
Vallë përdorimi i emrit kushtetues po behet çështje për të cilën duhet të fitohet medalje. Nuk di për ndonjë politikan të Maqedonisë i cili në fjalimet e veta nuk e ka përdorë emrin kushtetues gjatë  cilës do  performancë.

Ljupço Popovski, editorial – “Izolim diplomatik”, Utrinski Vesnik
Gjatë vitit të fundit Maqedonia hyri në fazë të izolimit diplomatik, ose më mirë thënë, vetëizolim. Ide pas ideje të gabuar, mosdije pas mosdijes. Për këtë shkak  lajmërimet nga MPB në Minhen për takimin e Poposkit me shefin e diplomacisë të Libisë është shlagvort.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Më të ndershmit- Milenko me shoqerinë”, Utrinski Vesnik
Si që po afrohen zgjedhjet, ashtu po rritet numri i banditëve dhe mashtruesve për kokë banori në Maqedoni. Nëse vazhdohet me këtë tempo zbulimi metiatik i kriminelëve në shtet, nuk do të mbetet njeri i ndershëm.

Toni Naunovski, kolumnë – “Mësimet nga Oliver Tuisti”, Dnevnik
Duke e lexuar “Oliver Tuist-in”, thjeshtë duhet të pyetemi – ku është tani zoti? Ku është tani drejtësia hyjnore dhe tregimet se të gjithë njerëzit janë të mirë, se bota është e mirë? Çfarë ka gabuar Tuisti I vogël që fati, zoti ta dënojë.

Ilija Dimovski, kolumnë – “Programin e paralajmëruan dhe e harruan”, Dnevnik
Qëndrimi shumëvjeçar i LSDM-së në bankat opozitare, por edhe më shumë paaftësia e konstatuar që ta fitojë pushtetin, në radhët e pozitës krijon atmosferë defetizmi dhe patetike.

Aleksandar Manasiev, koment- “Përmes veshëve të shpuar deri në Strazbur”, Dnevnik
Më së miri është që qytetarët aspak mos të vijnë në situatë të kërkojnë drejtësi jashtë vendit. Nëse deri tani qytetarët tonë janë ankuar për afatet pa kuptim të gjata, atëherë është e qartë se edhe më tutje duhet të vazhdohet me masa që do ti shkurtojnë gjykimet e stërgjata.

Aleksandar Stankovski, kolumnë –“Art  – market”, Utrinski Vesnik
Te borgjezia e madhe tranzicionale maqedonase ka mungesë dëshpëruese të kulturës. Ajo është plotësisht e pa interesuar për artin.

Miroslav Grçev, kolumnë –“ Zgjedhje mirë të organizuara të rrejshme”, Sloboden Peçat
Diktatura pseudodemokratike e Gruevskit sikur ka probleme me prostatën, e shpesh po del në zgjedhje. Pikërisht për këtë shkak Maqedonasit janë – si do të kishte thënë Stalini – të lumtur të kenë zgjedhje të rrejshme, jo të lira dhe jodemokratike në fakt çdo vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button