Xhozef: Çështja e emrit, problem serioz për sigurinë dhe stabilitetin

Analisti amerikan, Eduard Xhozef, i cili tani punon në Qendrën për marrëdhënie transatlantike në Universitetin Xhon Hopkins, nuk mendon se ardhja e Greqisë në krye të BE-së do të ketë ndikim të madh, si ndaj Maqedonisë, ashtu edhe ndaj çështjes së emrit, të cilën e konsideron si problem mjaft serioz.

“Para së gjithash, ai është problem serioz për sigurinë dhe stabilitetin. Krijon presion të vërtetë dhe është burim i pengesës më të madhe për përparimin në Maqedoni. Vendi nuk mund të përparojë në BE dhe në NATO, siç e meriton. Së dyti, bëhet fjalë për shkelje të frymës së NATO-s dhe BE-së – vendi-anëtar i eksploaton rregullat e konsensusit për ta penguar përparimin e një aspiranteje, si Maqedonia. Kjo është shkelje e frymës së rregullave, por u dërgon edhe porosi mjaft negative aspiranteve të tjera se puna mund të montohet. Përfundimisht, bëhet fjalë për shkelje të marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, siç e konfirmoi atë Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”, thotë Xhozef në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Zëvendës-kryeministri grek dhe ministër i Punëve të Jashtme, Evangellos Venizellos, ndërkaq, këto ditë potencoi se pranimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE do të ndodhë vetëm kur vendi do t’i plotësojë kriteret e përgjithshme politike të Kopenhagës, mes të cilave edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Për atë nëse Samiti i ardhshëm i NATO-s në shtator do të mund të sjellë diçka të re, për dallim të mëparshmëve, Xhozef me qëndrim se ai është vendi i vërtetë për t’u zgjidhur kontesti për emrin.

Xhozef, i cili është kryetar i mëparshëm i Grupit ndërkombëtar të krizës, komenton se edhe pse pritet që në Samitin e NATO-s, theksi kryesor të jetë mbi çështjet si Afganistani, marrëdhëniet me Rusinë dhe trazirat në Ukrainë, megjithatë ka hapësirë për kthim drejt ngjarjeve në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Back to top button