fbpx

Sulmohen babë e bir në Shkup

Sulmues të panjohur kanë plagosur dhe kanë grabitur babë e bir pronarë të një këmbimoreje në Shkup.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 19.00, në rrugën “Todor Cipovski – Merxhan” në Shkup, kur persona të panjohur kanë sulmuar pronarin e këmbimores 55 vjeçarin Zirat.I si dhe djalin e tij Adnan.I, 22 vjeç, duke i grabitur çantën me 40 mijë euro. 

Sulmuesit kanë shkrepur një plumb që ka goditur babain, por fatmirësisht vetëm duke i shkaktuar një gërvishje në kokë, ndërsa djali është goditur me pistoletë në kokë.

Grabitësit kanë arritur që të marrin çantën me 40 mijë euro, që e kishin me vete babai dhe djali. Dy familjarët për shkak të plagëve janë dërguar menjëherë në Qendrën emergjente në Shkup. 

Lajme të ngjashme

Back to top button