Sedat Berisha largohet nga Shkupi për në Kuvajt (FOTO)

Futbollisti shkupjan Sedat Berisha tani më ka lënë pas vete futbollin evropian, duke u bërë pjesë e kampionatit të Kuvaitit, ku do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Al Jahra, njofton Portalb.mk.

Mbrojtësi shkupjan të dielën ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare duke u bashkuar me ekipin që për momentin është në Turqi për të zhvilluar fazën e fundit përgatitore, ku edhe vet futbollisti ditë më parë ka kryer kontrollet mjekësore. Futbollisti 26 vjeçar ka arritur që të transferohet në kampionatin e Kuvajtit me ndërmjetësimin e menaxherit Bajram Lika.

Parakontrata e Sedat Berishës me Aj Jahra
Parakontrata e Sedat Berishës me Aj Jahra

Berisha është bërë pjesë e Al Jahra vetëm pasi kaloi gjashtë muaj të FC Shkupit, ku luajti edhe tri ndeshjet e para të sezonit të ri. Të përkujtojmë se vitin e kaluar Sedat Berisha kishte bërë transferimin e parë jashtë Maqedonisë duke u larguar nga Shkëndija te Bursaspori i Turqisë. Në vendin tonë Berisha ka luajtur te Shkupi, Shkëndija Milanon dhe Metalurgu. /Portalb.mk./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button