Javori e mundi Renovën

Renova ka vazhduar përgatitjet për sezonin pranveror, duke zhvilluar përgatitjet në Ohër. “Gjipspunuesit” sot kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese me skuadrën serbe “Javor”, e cila doli fituese duke shënuar fitore me rezultat minimal 1:0. 

“Takimi ka qen shumë i barabartë, por në një moment kundërshtari shfrytëzoi një gabim tonin dhe na penalizoi me gol. Edhe pse humbëm jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve”, tha trajneri Qatip Osmani. 

Kjo ishte për Renovën ndeshja e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Ohër. Të përkujtojmë se në ndeshjen e parë Renova mundi Gostivarin me rezultatin 2:0, ndërkohë ndeshjen e radhës skuadra nga Xhepçishti do ta zhvillojë me 6 shkurt kundër Pelisterit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button