QMK: Në 195 të paraqitet vetëm nevoja për vlerësim të sigurisë, e jo dëmet

Qendra për Menaxhim me Kriza apelon deri te qytetarët në numrin 195 të paraqesin vetëm nevoja nga vlerësimi i sigurisë së objektit, e jo për vlerësimin e dëmeve për dëmshpërblim, pas serisë së tërmeteve në dy ditët e fundit në Shkup dhe rrethinë.

“Numri 195 është në funksion të qytetarëve që të paraqesin nevojën nga vlerësimi i sigurisë së objektit, funksionaliteti i saj, si dhe nëse është i sigurt për qëndrim”, njoftoi sot QMK.

Apelon deri te qytetarët të cilët nuk mund të marrin linjën e lirë në numrin e telefonit falas për thirrje urgjente 195 të dërgojnë të dhëna (emër, mbiemër, numrin e telefonit për kontakt, adresën e saktë dhe përshkrim të shkurtët të dëmit të shkaktuar nga tërmeti) [email protected]. dhe [email protected].

земјотрес скопје

Nga QMK theksojnë se ekipe nga Instituti për inxhinieri  dhe sizmologji inxhinierike (IITSI) së bashku me përfaqësues të komunave të Shkupit, sot dhe në ditët në vijim në terren kryejnë ekspertizë në banesat e banuara dhe në objektet e tjera për amvisëri ku janë paraqitur dëme për vlerësimin e sigurisë së objektit.

Në linjën telefonike falas 195 prej pardje janë regjistruar rreth 500 paraqitje për lajmërim të dëmeve të objekteve në serinë e tërmeteve. Paraqitjet në pjesën më të madhe parashtrohen në fasada të shembura, çati të dëmtuara, xhama të thyera, automjete të dëmtuara….

Institucionet kompetente, theksojnë edhe në Udhëzimin për vetëmbrojtje të qytetarëve nga tërmetet që mund të ndërmerret në linkun vijues http://www.dzs.gov.mk/extra/doc/Upatstvo_-_zemjotresi.pdf 

Shkupi dhe rrethina në dy ditët e fundit u godit nga një seri tërmetesh prej të cilave më i fuqishmi u regjistrua të dielën në orën 15:10 me magnitudë prej 5,3 ballë sipas Riterit. Dy tërmetet e fundit të njëpasnjëshme janë regjistruar mbrëmë në orën 19:53 me magnitudë prej 4 ballësh sipas shkallës së Riterit.

Tërmetet shkaktuan shqetësim te popullata, ndërsa ndihmë mjekësore pas tërmetit deri tani kërkuan më shumë se 100 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button