Murati: Huliganët që sulmuan banorët e Llokës, të dalin para drejtësisë!

Kreu i Sarajit, Bekim Murati, vazhdon përpjekjet dhe apelet deri te Ministria për punë të brendshme (MPB), që të identifikojë personat të cilët kanë marrë pjesë në aktin vandal të premtes mbrëma, në fshatin Llokë, ku një grup huliganësh kanë sharë dhe kanë tentuar të sulmojnë banorët e asaj ane.

Sipas Muratit, MPB deri tani ka identifikuar vetëm katër prej huliganëve.

‘Bëj apel deri tek MPB që sa më shpejtë të zbardh rastin dhe autorët e kësaj vepre vandale të marrin dënimin e duhur. Sa i përket hetimeve të policisë, dje kontaktova me përfaqësues të MPB të cilët po hetojnë rastin, dhe sipas informacioneve të tyrë, katër persona që kanë marrë pjesë në aktin vandal vetëm se janë identifikuar, dhe policia po punon në përgatitjen e padive penale për gjithë ata persona që e kanë shkaktuar incidentin dhe mundohen të shkaktojnë tensione ndëretnike’ tha Murati.

Bekim Murati, më tej tha se natën e incidentit ka realizuar takim urgjent me kreun e Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski, dhe me këtë rast që të dy kanë dënuar aktin dhe kanë bërë apel që personat e involvuar të dalin sa më parë para drejtsisë dhe të marrin dënimin e merituar./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button