Bomba e fshehur në karrocë fëmijësh rrëzoi aeroplanin rus në Egjipt

Ekspertë nga komisioni teknik ndërkombëtar më në fund kanë bërë publike shkaqet e rënies së aeroplanit rus vitin e kaluar në Egjipt.

Siç shkruan Sputnjik në aeroplanin rus në të cilin kanë vdekur 224 udhëtarë dhe anëtarët e ekuipazhit ishte vendosur një bombë.

Ekspertët kanë konstatuar se terroristët mjetin shpërthyes e kishin vendosur në dhomën e ngarkesave që gjendet në bisht të aeroplanit. Bomba ishte fshehur mes mobileve të thurura që tradicionalisht sjellin nga Sharm El Sheikh dhe një karroce fëmijësh.

Tragjedia ka ndodhur më 31 tetor të vitit të kaluar. Aeroplani A321 fluturonte nga Sharm El Sheikh për Shën Petersburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button