LSDM: Pas 11-të dhjetorit askush më në Maqedoni nuk do të paguajë taksë radiodifuzive

LSDM-ja opozitare premton heqjen e taksës radiodifuzive dhe financim të Radio Televizionit të Maqedonisë drejtpërdrejtë nga Buxheti shtetëror.

“Pas 11-të dhjetorit askush më në Maqedoni nuk do të paguajë taksë radiodifuzive. U japim fund presioneve, llogarive të bllokuara dhe stresit nga përmbaruesit për fatura të papaguara nga taksa radiodifuzive”, thuhet në kumtesën e sotme nga LSDM-ja.

Pushteti, thekson LSDM-ja, përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike i toleron borxhet milionëshe të MTV-së për tatime të papaguara, ndërsa kanoset me pagesë të detyrueshme të taksës radiodifuzive 85.000 qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button