OBSH kërkon zvogëlimin e prodhimit të duhanit

Të zvogëlohet prodhimi i duhanit, ndërsa qeveritë ta ndërpresin çdo mbështetje financiare dhe teknike për këtë degë, rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një konventë kornizë për kontrollin e duhanit, që duhet të miratohet së shpejti.

Kjo do të thotë goditje serioze për prodhuesit e duhanit në vend , ndërsa për këtë reaguan edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

“Palët gradualisht duhet t’i zvogëlojnë të mbjellat e duhanit dhe të marrin hapa të refundohet roli i institucioneve ose këshillave të formuar për promovimin e duhanit dhe prodhimeve të tij. Kjo është katastrofë  edhe për ne edhe për prodhimtarinë e duhanit dhe për ekonominë në tërësi”, tha Vasko Ristoski, OEM.

Kundër konventës janë edhe prodhuesit më të mëdhenj të duhanit në botë, Kina, India, Brazili, SHBA-ja dhe Rusia prej ku vijnë dy të tretat e prodhimit të tërësishëm botëror. Për dallim nga ato, vendet evropiane tashmë po e zvogëlojnë prodhimin e tyre. / Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button