Beckenbauer: Nuk synojmë ta shkatërrojm Dortmundin

Franz Beckenbauer tenton të rikthejë paqen në Bundesligë, Presidenti i nderit te Bayerni iu përgjigj akuzave të shefit ekzekutiv të Dortmundit, Watzke, sipas të cilit bavarezët po zbatojnë një strategji për të shkatërruar rivalët në kampionat, duke u marrë lojtarët më të mirë.

Sot Beckenbauer në një deklaratë për mediat gjermane thotë se Bayerni është i fokusuar vetëm në përforcimin e skuadrës së vet dhe dobësimi i rivalëve mund të jetë vetëm një efekt anësor.

“Marrim lojtarë, për të cilët ne mendojmë se forcojnë ekipin. Eshtë thjeshtë një rastësi që nga këto prurje te Bayerni, dy prej tyre janë të Dortmundit”.

“Nënshkrimi me një lojtar e forcon skuadrën, derisa dobëson ish-skuadrën e këtij lojtari gjatë procesit. Megjithatë, ky nuk është caku jonë kryesor, por një efekt anësor”, tha Franz Beckenbauer./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button