Bjellorusi, opozita rikthehet pas 20 vjetësh në Parlament

Pas 20 vjetësh, më në fund, të paktën një kandidat i opozitës ka fituar një vend në Parlamentin e Bjellorusisë. Komisioni Zgjedhor tha se Ana Konopatskaya e Partisë së Bashkuar Civile, fitoi një prej 110 vendeve që janë në diskutim në Dhomën e Ulët.

Sigurisht që deputetët besnikë të presidentit Aleksandër Lukashenko kanë marrë shumicën. Gjithsesi, analistët thonë se këto zgjedhje shënuan një lehtësim të situatës për kandidatët e opozitës në krahasim me të shkuarën.

Pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje ishte një lëshim i autoriteteve pas thirrjeve të perëndimit për më shumë transparencë në Bjellorusi. Këtë herë, edhe monitorues të jashtëm u lejuan që të marrin pjesë në proces.

Raportet mes Bjellorusisë dhe perëndimit janë përmirësuar së fundmi, që pas lirimit të të gjithë të burgosurve politikë. Presidenti Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994, ka qenë gjithnjë një aleat i fortë i Moskës, por së fundmi kjo marrëdhënie është dobësuar, sidomos pas aneksimit rus të Krimesë.

Vetë Lukashekno tha se Bjellorusia bëri gjithçka që të mos kishte ankesa për zgjedhjet, kur raportohet edhe për fitoren e një kandidateje të pavarur. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button