Kerry: Armëpushimi mund të jetë shansi i fundit për të shpëtuar Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje palëve ndërluftuese në Siri, që të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit, të arritur mes SHBA-së dhe Rusisë.

Duke folur disa orë pasi marrëveshja hyri në fuqi, Kerry ka paralajmëruar se kjo mund të jetë mundësia e fundit për paqe në Siri.

Kerry ka thënë se raportimet e para thonë se ka pasur “një zvogëlim të dhunës”, por ka shtuar se është akoma herët që të arrihet në përfundim se sa do të jetë efektiv ky armëpushim.

Sekretari amerikan i Shtetit gjithashtu tha se forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad nuk duhet të bombardojnë pozicionet e opozitës siriane për shkak të amërpushimit. Por ai tha se qeveria mund të vazhdojë luftën kundër militantëve ekstremistë në zona të caktuara të vendit.

Më herët, Ministria e Jashtme e Rusisë, kishte shprehur shqetësim se disa grupe të rebelëve të armatosur janë duke kundërshtuar që të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit./REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button