Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, si dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Në orët e pasdites mund të ketë shi të përkohshëm me bubullima të rralla në pjesët jugperëndimore të vendit.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 24 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15, ndërsa e ditës do të rritet deri në 28 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button