fbpx

Deklaratat e Sekretarit Kerry dhe realiteti shqiptar

Zoti Xhon Kerri (John Kerry) Sekretari amerikan i Shtetit ka tronditur opinionin publik dy ditë me parë kur nga konferenca Mynihut artikuloi kritika të ashpra e të posaçme për situatën politike në Europën Lindore dhe në Balkan ku fatkeqësisht bën pjesë edhe Shqipëria.

“Ne shohim tendenca shqetësuese në shumë rajone të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në vendet e Ballkanit. Aspiratat e qytetarëve po shtypen dhe po shkelen nga interesat e oligarkëve të korruptuar, interesa këto të cilat përdorin paratë për t’i mbyllur gojën opozitës politike dhe kundërshtarëve, për të blerë politikanët dhe entet mediatike, dhe për të dobësuar pavarësinë e gjykatave dhe njëkohësisht ata përdorin trysni duke abuzuar me të drejtat e organizatave jo-qeveritare për të ekzistuar dhe për të vepruar”, në ambientin e tyre “.

Kjo deklarate e zyrtarit të lartë amerikan tregon për përmasat që ka marrë degradimi i demokracive në vendet ish komuniste duke përfshirë edhe Shqipërinë ku realiteti përkon 100 % me këtë konstatim tejet alarmant e të rrezikshëm. Kambana e alarmit nga Mynihu nuk ia mbërriti te dëgjohej e fortë në Tiranë duke dëshmuar edhe një herë vërtetësinë e fjalëve te sekretarit Kerri për situatën në Ballkan veçanërisht në Shqipëri. Shumica e medias zgjodhi heshtjen duke u sjelle pikërisht ashtu si u konstatua e blerë dhe e nënshtruar nga oligarkia politike. Nuk dua t’i hyj gjatë kësaj historie pasi por mendoj se realitetit i afat shkurtër ose më mirë të themi i ditëve te fundit vërteton me se miri këtë fakt.

Opinioni shqiptar është njohur tashme me zbulimin e një veprimtari te rende kriminale te ekzekutimeve me pagese te personave te ndryshëm ku nga hetimet paraprake duket se janë përfshirë segmente te njohur të politikës dhe biznesit ndërkohë që emra të tjerë pritet te dalin nga hetimet në se ato do të lejohen te kryhen deri në fund. Për shqiptarët ky realitet nuk është i pa njohur por zbulimi zyrtar dhe deklarata e z. Kerri po ngjallin shpresën e një reagimi qytetar ndaj kësaj gjendje e cila mund te konsiderohet gjithçka por jo demokraci e sidomos shet ligjor. Shpërthimi i vrullshëm i krimit në këto muaj të fundit ka shumë arsye por kryesore është po dyshim krijimi i kushteve politike për lulëzimin e tij. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe kjo situatë u prashitu qe me zgjedhjet e fundit parlamentare ku fati i tyre u vendos dukshëm nga angazhimi i oilgrakisë ekonomike, shpesh here e përfolur për lidhje kriminale, në politikën shqiptare dhe veçanërisht dominimi i sajë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Duhet pranuar fakti që këto zgjedhje u përcaktuan më shumë se nga vullneti politik nga mbështetja financiare dhe lidhje të tjera jo politike gjë që është denoncuar disa here edhe nga opozita.
Në fjalimin e tij te fundit në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i ndjere i opozitës Sokol Olldashi “ hodhi dorashkën” duke deklaruar hapur se parlamenti shqiptar ishte i mbushur me trafikantë dhe se ai duhet te zgjidhte midis deputeteve dhe trafikanteve pasi për të dy palët nuk kishte vend ne te njëjtën sallë. Por vetëm kaq kjo akuze e guximshme u me e u shua bashke me jetën dhe ne parlament vazhdojnë të bashkëjetojnë te dy palët me sa duket te dominuar nga këta të fundit. Por sa i rendë e real është ky konstatim ?!

Sipas informacioneve të institucioneve te sigurisë rreth 30 % deputetëve të kësaj legjislature janë kallëzuar ,akuzuar, përfolur apo dyshuar për veprimtari kriminale nga me te ndryshmet ndërkohë që janë konstatuar si te tillë edhe pjesëtarë të administratë shtetërore përfshi edhe institucione të sigurisë publike dhe drejtësisë . E gjitha kjo po ndodh ditën për diell e shoqëruar me një mpirje te reagimit publik për shkak te shtrirjes se kontrollit influencave të tyre në media dhe te ashtuquajturën “shoqëri civile” . Përqendrimi burimeve të financimit tek këto grupe oligarkësh politiko ekonomik e bën të pa mundur funksionimin normal të opinioninit publik kryesisht medieve që janë të varura financiarisht nga reklama apo interesa jo mediatike te pronarëve shpesh here pjese e kësaj oligarkie. Instalimi i hapur edhe në politik e pushtet pas zgjedhjeve te 23 qershorit te kësaj kategorie e ka mbyllur çdo dritare shprese e reagimi pasi me sa duket kemi të bëjmë me një kontroll te njehsuar të fondeve private dhe atyre publike. Po ta vesh re me kujdes median shumë prej lajme janë të njëjtë qe ne tituj duke dëshmuar qarte se porositësi i tyre është gjithashtu i njëjtë.
Duke u kthyer edhe një herë ne krye te argumentit dua te sjell si prove te pa kundërshtueshme te pushtetit te oligarkisë politike e ekonomike faktin që i penduari qe denoncoi autoret e vrasjeve me pagese u injorua si nga institucionet e sigurisë publike ashtu edhe nga shtypi ne përpjekjet e tij të para për te denoncuar e zbardhur, pavarësisht motiveve një aktivitet kriminal kaq të rëndë qe po terrorizon për disa muaj krejt vendin. Nuk besoj se do të gjendej një polici apo media në një vend shtet ligjor e demokratik mos ishte e “interesuar” për një informacion apo skup që është pa asnjë dyshim prova me e qartë e asaj pjese te realitetit shqiptar të konstatuar nga z. Kerri për krejt rajonin tonë. Por sigurisht qe nuk është vetëm kjo . Ka mijëra detaje te tjera që plotësojnë përputhjen e realitetin shqiptar me konstatimet e kreut te diplomacisë amerikane reagimi i te cilit po ngjall disi shpresën për një ndryshim te mundshëm te gjendjes apo edhe të përpjekjeve për ta bërë një gjë te tillë.

Mendoj se përpjekjet e izoluar e te dëshpëruara për te ndryshuar gjendjen që kemi pare nga segmente e individë normal të institucioneve të shtetit shqiptar janë të pa mjaftueshme për ta kapur dashin nga brirët që ne rastin konkret i bie të jetë politika , veçanërisht pjesa në pushtet e sajë. Nuk e di si mund te zgjidhjet ligjërisht por verifikimi aktorëve të politikës , sidomos pas ngjarjeve të fundit, mund të jetë starti i një rikthimi qofte edhe hipotetik në normalitet të shtetit e demokracisë se pretenduar shqiptare . Fakti që ne shtetin shqiptar te paktën qe pas luftës se dyte botërore e këtej krimet e politikes nuk janë ndëshkuar kurrë e bën pretendimin për një dalje të shpejte nga situata e konstatuar dhe denoncuar publikisht edhe nga kreu i DASH z. Kerri pothuaj një utopi. Besoj se qëndrimi publik amerikan nga konferenca e Mynihut është një mbështetje e ndihme e madhe për atë pjesë te politikes, institucioneve shtetërore , medieve dhe shoqërisë civile të interesuar për shtet ligjor e normalitet politik e shoqëror ne këtë vend. Qëndrimi amerikan ndaj realitetit shqiptar ose me mire te themi ndaj përgjegjësve politik të tij ka muaj që është i qartë. Por pas kritikave te forta publike të qeverise amerikane nëpërmjet z. Kerri pritet që ky qëndrim te jete me i drejtpërdrejtë dhe i orientuar qartësisht mbi shkaktarët politikë e jo të tille e kësaj situate.

Mendoj gjithashtu së ne një vend me opinion publik kaq pro-amerikan sa Shqipëria, deklarata e z. Kerri do të këtë një efekt të fortë e ne se shterohet edhe me veprime te tjera ka gjasa te jetë edhe e efektshme . Mbështetja e faktorëve politik e shoqëror te interesuar për shtet ligjor e demokraci , dhe jo e kundërta , nga qeveria amerikane dhe presuesit e sajë përgjegjës për Shqipërinë dhe rajonin duket vendimtare për ndryshimin e mundshëm realitetit ndërkohë që qartësimi i qëndrimit amerikan pas kritikave të z. Kerri mund të konsiderohet një shpresë e madhe për demokracitë e rrezikuara dhe kërcënuara seriozisht oligarkitë politike e kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe krejt Evropën Lindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button