Zeqiri: Të bashkohemi të fitojmë 31 deputet

Nëse Dragan Pavlloviq-Llatas bën thirrje hapur maqedonasve të votojnë për VMRO DPMNE-në, duke thënë se Gruevski duhet të votohet dhe të fiton 62 deputetë që të formojë Qeveri i vetëm dhe pa kushtëzimet e partive shqiptare, atëherë pse ne partitë shqiptare nuk bashkëpunojmë dhe nuk u bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht dhe të fitojmë 31 deputetë. 

Kësisoj sipas ish deputetit të RDK-së, tani profesor, Izet Zeqiri pohon se do të faktorizohej vota dhe mandatet shqiptare. “Për të mos u përçarë vota shqiptare, votat e partive më të vogla shqiptare në njësinë 1, 2 dhe në njësinë 5 të mos humbin të shkojnë në konton e partive maqedonase dhe të digjen sipas modelit zgjedhorë ekzistues, partitë shqiptare duhet të bashkëpunojnë. 

Partitë shqiptare duke i ruajtur programet, qëllimet, synimet dhe veçoritë partiake dhe duke respektuar rezultatet e cikleve paraprake mundë të bashkëpunojnë dhe ta arrijnë këtë objektiv. 

Kjo mundë të arrihet edhe pse rivalët politikë shqiptarë janë të ndryshëm nga strategjia, resurset, “personaliteti” dhe kanë ide të ndryshme rreth asaj se si të konkurrojnë por interesi kombëtar është më i madh se ai partiak”, shkruan në profilin e tij në Facebook Zeqiri. 

“Pse ne mos të marrim dy deputetë shqiptarë në diasporë ku në shtetet evropiane janë mbi 170.000 qytetarë ku pjesa dërmuese janë shqiptarë, edhe atë në 14 vendet evropiane në: Gjermani, Zvicër, Itali, Danimarkë, Suedi, Austri, Francë, Belgjikë, Holandë etj dhe në vendet tejoqeanike si në SHBA, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australi, Kanada ku jeton nga prej 150.000-180.000 qytetarë nga Maqedoni ku pjesa e konsiderueshme është shqiptarë. Nuk duhet të lejohet që deputetët e diasporës të jenë të VMRO DPMNE-së dhe të zgjedhën me 200 apo 300 vota”, ka theksuar ish deputeti i RDK-së Izet Zeqiri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button