Katalanasit në rrugë kërkojnë shkëputjen nga Spanja

Rreth 800.000 katalanas u mblodhën në disa rajone verilindore duke kërkuar shkëputjen nga Spanja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët në rrugët e Barcelonës, Berga, Lleida dhe Tarragona dolën me pankarte dhe flamuj. Katalonja, krahinë autonome spanjolle në verilindje të Gadishullit Iberik, kërkon mbajtjen e referendumit më 9 nëntor, ndërsa Qeveria e Spanjës nuk e aprovon dhe nuk lejon mbajtjen e tij.

Parlamenti i bëri thirrje Qeverisë rajonale që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, duke theksuar se vetëm pushteti qendror mund të shpallë një nismë të tillë. Gjatë dy viteve të fundit në opinionin spanjoll gjithnjë e më shumë debatohet për pavarësinë e Katalonjës.

Anketat tregojnë se shumica e katalanasve, prej tyre gjithsej 7.5 milionë, dëshirojnë pavarësi. Katalonja pavarësinë e saj e ka humbur me ardhjen e Burbonaca në pushtet në vitin 1714, ndërsa gjatë marshimit të Napoleonit në Spanjë, Katalonja ka qenë vatra kryesore e rezistencës kundërfranceze.

Me fillim të shekullit të 20 është zhvilluar lëvizja për autonomi nacionale, në bazë të të cilës Katalonja në vitin 1932 fiton autonominë e pjesshme, ndërsa Vetëqeverisja e Katalonjës u shpall në vitin 1936.

Gjatë luftës civile spanjolle, Katalonja ka qenë vatra kryesore e rezistencës së republikanëve kundër Francisco Franco.

Me shtypjen e rezistencës në vitin 1939, Franco plotësisht hoqi vetëqeverisjen katalanase. Me ardhjen në pushtet të mbretit spanjoll Ivan Karl, Katalonja në vitin 1977 fitoi statusin e përkohshëm autonom, ndërsa në vitin 1979 edhe autonominë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button