Ja çfarë i thotë Totti – Del Pieros gjatë një emisioni (Video)

Edhe përkundër se mban 39 vite mbi supet e tij, Francesco Totti ka qenë sërish vendimtar për Romën, në fitoren e vështirë prej 3:2 ndaj Sampdorias

Kapiteni hyri  në lojë në pjesën e dytë dhe falë golit që shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë të takimit, Roma arriti t’i marrë tri pikë.

Pas ndeshjes, Totti u intervistua nga ‘Sky Sport’ teksa në studio ishte i pranishëm edhe rivali i tij i dikurshëm, Alessandro Del Piero, tashmë në rolin e një gazetari.

Kapiteni i romakëve kishte vetëm fjalë të mirë për ish kapitenin e ‘Zonjës së Vjetër’.

“Përveç se ke qenë një futbollist i madh, je edhe një gazetar i madh. E dëgjoj dhe e shoh, ai ka një kulturë superiore nga gjithë të tjerët”, tha Totti teksa Del Piero nuk ngurroi që ta falënderojë për këto fjale, ku gjithë në studio filluan të duartrokisnin për komplimentet e Tottit. /Express/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button