Tensione SHBA-Izrael, Kerri: Bëni lëshime ndaj Palestinës

Tensione të reja janë shfaqur me dy aleatëve strategjikë, Izraelit dhe SHBA-ve. 

Zyrtarët izraelitë janë shprehur të shqetësuar pasi Sekretari i Shtetit Xhon Kerri paralajmëroi se Izraeli mund të përballet me bojkote të reja ndërkombëtare nëse bisedimet e paqes me palestinezët dështojnë.

Komentet e kryediplomatit amerikan u bënë nga Konferenca për Sigurinë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
“Bëni lëshime ndaj palestinezëve, përndryshe do të paguani haraçin”, tha Kerri.

Këto komentet interpretuan si kërcënime të drejtpërdrejta nga ministrat izraelitë .

Ministri i Çështjeve Strategjike Yuval Steinitz , tha se Izraeli nuk do të negociojë me “pistoletën tek koka” aq më tepër kur kërcënohen interesat kombëtare. DASH përmes një komunikatë sqaroi se komentet e Kerrit ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

DASH sqaron se kryediplomati amerikan po fliste për kërcënime nga palë të tjera. Një kërcënim i tillë vjen nga BE-ja që ka kërcënuar me bojkot të produkteve të saj në vendet hebraike.

Në javën e dytë të janarit u shënua përplasja e parë SHBA-Izrael, e cila u kalua pas ndjesës publike që bëri ministri Yaalon ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button