Oda Ekonomike: deri në 5 orë mund të zgjidhen kontestet afariste deri në 1 milion denarë

Për 3,5 deri në pesë orë pa pothuajse kurrfarë shpenzime mund të zgjidhen të gjitha kontestet afariste deri në një milion denarë. Këto janë avantazhet që i ofron ndërmjetësimi për afirmimin dhe promovimin e të cilit para kompanive Oda Ekonomike e Maqedonisë i përforcon aktivitetet e saj.

Pas formimit të Asocaicionit për Mbështetje të Ndërmjetësimit (AMN) në korrik të këtij viti muajin e ardhshëm do tël organizohen edhe Ditët e ndërmjetësimit.

Ndërkohë, siç tha sot në konferencën për shtyp drejtori ekzekutiv i Odës dhe kryetarja e AMN, Jelisaveta Georgieva, mbahen seminare intensive në qytetet nëpër vend për prezantimin e ndërmjetësimit para një numri gjithnjë e më të madh të firmave.

Në konferencë për shtyp janë promovuar ueb-faqja e Asociacionit dhe broshura “Promovim-afirmim-sukses”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button