Pas tërmeteve,ekipe të mobilizuara të qytetit të Shkupit për mbrojtje dhe shpëtim

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski mbrëmë mbajti mbledhje me kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit, drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit dhe Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit rreth tërmeteve që e goditën Shkupin.

Siç kumtojnë nga Qyteti i Shkupit, Trajanovski të pranishëmve ua transmetoi konkluzionet dhe detyrimet të sjella në mbledhjen e Komitetit Drejtues për Ballafaqim me Kriza.

Komiteti Drejtues për Ballafaqim me Kriza i angazhoi shtabet komunale të krizës të fomojnë ekipe të cilat, së bashku me ekspertët nga IITSI, do të kryejnë kontroll të gjendjes në terren në komunat e tyre, veçanërisht në infrastrukturën rrugore, ujësjellësin dhe kanalazimet, infrastruktura lidhur me transferimin e energjisë termike dhe elektrike, të ndërtesave të banimiit dhe objekteve të tjera për banim.

Shtabi i Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim është aktivizuar nga tërmeti i parë, derisa prej mbrëmë ai është mobilizuar tërësisht dhe do të ndiqet gjendja në terren./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button