KSHZ-ja, do të sanksionojë shkelësit e ligjit për zgjedhje

KSHZ-ja,në mbledhjen e sotme njëzëri ka përcaktuar afatin kohorë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 13 prill. KSHZ-ja, apeloi te të gjitha partitë politike që tu përmbahen detyrimeve që dalin nga ligji zgjedhor, veçanërisht në dispozitat që parashikojnë ndarjen e shtetit nga partia, ndalimin e fillimit të ndërtimeve, lëshimin në përdorim të objekteve të ndërtuara me paratë e buxhetit.

I pyetur së si do të reagojë KSHZ-ja, ndaj konkursit të punësimeve të hapur më 1 janar, pikërisht në ditën kur u shpallën zgjedhjet presidenciale dhe shtimit të dinamikës së aktiviteteve të qeverisë gjatë vikendit, Kryetari I KSHZ-së, tha se ky institucion do të reagojë në mënyrë adekuate në kuadër të kompetencave të saja.
 
“Nëse më 1 janar në ditën e shpalljes së zgjedhje presidenciale janë bërë thyerje të dispozitave ligjore, unë mendojë se shkelësit e këtyre rregullave duhet të sanksionohen. Edhe një herë dua të theksojë se KSHZ-ja, në përputhje me kompetencat e saja, do të reagojë ndaj të gjithëve që nuk do t’i përmbahen ligjit”, thotë kryetari I KSHZ-së, Nikolla Rillkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button