Koreja e Jugut paralajmëron test të ri bërthamor nga Veriu

Koreja e Jugut ka paralajmëruar të hënën se Koreja e Veriut është e vendosur të kryejë testin e radhës bërthamor vetëm disa ditë pasi kreu testin e pestë i cili shkaktoi polemika të mëdha në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pheniani po përballet me sanksione akoma më të ashpra nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili ka dënuar testin e së premtes së kaluar, më i forti deri më tani.

Ministri i Mrojtjes së Koresë së Jugut ka ripërsëritur pohimet nga java e kaluar se Veriu disponon me një tunel shtesë në vendin Punggye, ku prej vitit 2006 kryhen testet bërthamore.

Hong Yong-pyo, që drejton Ministrinë për Bashkim, tha të premten se “Koreja e Veriut është duke përgatitur testin bërthamor të radhës të cilin do ta kryejë së shpejti”.

Ndërkohë qeveria po përballet me një presion të deputetëvë Konservatorë të cilët bëjnë thirrje që vendi të vendosë armë bërthamore si kundërpërgjigje ndaj Veriut por presidenti Park Geun-hye ka hedhur poshtë një sugjerim të tillë duke e kundërshtuar me arsyetimin se vendi bart detyrime globale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button