Të rinjtë dibran në shkëmbim përvojash në Francë

Në suaza të projektit të Bashkimit Evropian dhe në sajë të binjakëzimit të dy komunave, ajo e Dibrës dhe qytetit  Ifs të Francës, një grup të rinjsh nga Dibra vizituan qytetin Ifs.

Ishte një takim mes  të rinjve të tre shteteve Maqedonisë, Bullgarisë dhe Francës  të shkëmbejnë përvoja dhe angazhime nga më të ndryshmet, theksoi koordinatori i këtij projekti, Shuip Marku.
“Ky takim dhe ky promovim i vlerave e rinjve dibran na jep shpresë dhe na entuziazmon që gatishmëria e rinisë  dibrane është e natyrshme që mund të gjendet gjithkund, mund te bashkëpunojë me çdokënd që është aktivitet që ka mentaliteti pro evropian , trashëgon një kulturë, një civilizim një edukatë familjare që i mundëson të riut dibran të gjendet kudo në botë aq me tepër kur ekzistojnë OJQ-të që mundësojnë komunikimin dhe  shkëmbimin e të rinjve me aktivitetin në Francë. Këta të rinj kanë vizion dhe na jep shpresë për ardhmëri më të mirë, theksoi Kryetari i komunës, Ruzhdi Lata.

‘Komuna e Dibrës dhe unë si kryetar ndjej për obligim të ofroj fushëveprim të pavarur të OJQ-ve që ata të jenë sa më aktive, sa më të gjalla , sa më të interesuara që qytetin dhe dibranët’, theksoi  Lata.

Floralba Duka, studente pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup, vlerëson se kjo eksperiencë ka qenë një mësim dhe edukim për të.

“Edukim për riciklim dhe mbrojtjen e ambientit jetësor,  të cilën edukatë mund ta ndajmë edhe me familjet tona , njohëm me të rinj të shumtë , momente të paharruara që do të përcillen edhe tek gjeneratat e ardhshme”, theksoi Duka.

Lajme të ngjashme

Back to top button