Rusi-Vejseli, lufta për fronin e PPD-së!

PPD-ja e kryesuar nga Arben Rusi, duke e konsideruar veten si bartëse e veprimtarisë politike të PPD-së së dikurshme, reagon ndaj tendencave të fundit të grupit tjetër të kryesuar nga Abdylhadi Vejseli, të cilët thirren gjithashtu në emër të PPD-së. Sipas Arben Rusit, “ata dëshirojnë të krijojnë huti tek popullata duke thënë se po bëhet përpjekje për tu bashkuar të dy grupet, duke dhënë deklarata në emër të PPD-së.

Arben Rusi, thotë se ka shumë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e grupit tjetër, menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të PPD-së. 

“Sot ka shumë njerëz të korruptuar, të cilët i duhen pushtetit. Nëpërmjet tyre pushteti mund të ndikojë dhe të arrijë qëllimet e veta”, thotë për Portalb, Arben Rusi.

Arben Rusi, e konsideron vetën si kryetar legjitim i emëruar në mbledhjen e Këshillit Iniciativ të mbajtur në fshatin Poroj të Tetovës.

Në aspektin ligjor, Arben Rusi thotë se gjithçka është në rregull dhe veprimtaria e tyre nuk mund të konsiderohet si një iniciativë e një grupi për themelim të ndonjë partie të re.

“Problemi është se u mbajtën dy kuvende, por kuvendi jonë është legjitim për shumë arsye. PPD-ja është e regjistruar në regjistrin zyrtarë dhe nuk është e fshirë. në jemi duke zhvilluar veprimtarinë si PPD-ja e vërtetë, në zyrta e partisë ku anë qenë çdoherë. Për formimin e një partie të re duhet të ndiqet një procedurë tjetër”, thotë Arben Rusi. Sipas tij, gjykatësja ka dhënë një vendim para dy ditësh dhe e ka shkruar veprimtarinë e PPD-së.

Në aspektin ligjor, Arben Rusi, thotë se gjithçka është në rregull dhe veprimtaria e tyre nuk mund të konsiderohet si një iniciativë e një grupi për themelim të ndonjë partie të re.

Arben Rusi, thotë se janë dy përparësi me ligj, kush ka aplikuar i pari dhe kush e ka mbajtur Kuvendin i pari. Sipas tij, ata gëzojnë jo vetëm përparësitë ligjore për të qenë përfaqësuesit e PPD-së së vërtetë, por edhe përparësitë morale dhe profesionale.

Nga ana tjetër, PPD-ja e kryesuar nga Abdylhadi Vejseli dhe Nevzat Halili, kanë filluar aktivitetin e tyre politik edhe pse nga Arben Rusi konsiderohen se nuk kanë të drejtë morale dhe as ligjore të thirren në emër të PPD-së së vërtetë.

Partia për Prospertitet Demokratik, e kryesuar nga kryetari i kuvendit, Nevzat Halili dhe nga Abdylhadi Vejseli ka filluar aktivitetin e vet politik në teren. 

Abdylhadi Vejseli për Portalb, deklaroi se ata përfaqësojnë PPD-në e vërtetë dhe sipas tij, ata gjejnë mbështetje gjithnjë e më të madhe në të gjitha vendbanimet shqiptare ku shkojnë për të prezantuar programin politik të kësaj partie.

Në radhët tona, thotë Vejseli, gjithnjë e më shumë po anëtarësohen anëtarë të rinj të cilët e shohin me entuziazëm rikthimin e PPD-së.

Vejseli, thotë se, pjesa tjetër që e konsideron veten si PPD, nuk paraqet ndonjë shqetësim. Sipas tij ata janë një grup të cilët mund ët marrin iniciativa për organizime te ndryshme. 

“PPD-ja e vërtetë ka organet e saja të cilët do të bëjnë  zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të partisë, nëpërmjet Kuvendit të saj. Në këtë Kuvend  do të jenë të mirëseardhur të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë për PPD-në”, thotë Abdylhadi Vejseli.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button