Fazliu: Për 24 orë gjuha shqipe zyrtare nëse fiton PDSH

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu nga foltorja e kuvendit ka deklaruar se nëse PDSH-ja merr legjitimitetin në zgjedhjet parlamentare, brenda 24 orëve do të zyrtarizojë gjuhën shqipe.

“Për BDI-në ka marr fund fatkeqësisht, për shqiptarët dhe për PDSH-në mbetet e pazgjidhur çështja e zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe për këtë çështje cdo ditë në seancë plenare ne deputetët e PDSH-së protestojm për shkak se shqiptarët janë të diskriminuar dhe gjuha shqipe as për së afërmi nuk është zyrtare. Do të vazhdojmë me këtë protestë deri sa të zgjidhet gjuha shqipe. Ajodo të bëhet zyrtare në Maqedoni vetëm kur PDSH ta fiton legjitimitetin e shqiptareve dhe për 24 orë kjo çështje do të zgjidhet”, deklaroi Fazliu. 

Ndryshe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pasditen e sotme në selinë e saj në Gostivar do të mbajë mbledhjen e kryesisë qendrore. 

Siç bëhet e ditur do të diskutohen dy pika të rendit të ditës, zgjedhjet presidenciale dhe ato eventuale të parakohshme parlamentare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button