Zajazi mundi Karaormanin në miqësore

Shumë ekipe nga vendi kanë vazhduar përgatitjet e tyre për të pritur sa më të gatshëm sezonin pranveror i cili pritet të fillojë në ditët e para të muajit mars. Ekipi i Zajazit që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë, është një prej tyre që me përgatitje dhe miqësore po teston formën e futbollistëve të vetë.

Ndeshja e fundit kontrolluese që Zajazi ka luajtur, është ajo kundër Karaormanit të Strugës, ku fitues ka dalë Zajazi me golin e vetëm që ka shënuar përforcimi i ardhur nga Shkëndija e Tetovës, Burhan Emurllahu.

Kjo ka qenë ndeshja e dytë për Zajazin, pas asaj që luajti me Shkëndijën, ku pësoi disfatë të thellë me rezultat 5:0. Ndeshja e radhës që është në orarin e skuadrës së Zajazit, do të luhet të mërkurën kur do të përballen me FC Shkupin, me të cilën skuadër garojnë në Ligën e Dytë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button