Për Vevçanin, helmohet Struga

Gjatë punimeve të punëtorisë për shfrytëzimin e resusrseve tradicionale, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar në rajonin Jabllanicë-Shebenik, ku janë të përfshira disa komuna nga Maqedonia dhe Shqipëria: Struga e Vevçani nga Maqedonia si dhe Librazhdi, Stebleva dhe Rrajca nga pala shqiptare,  përfaqsuesi i komunës së Vevçanit, theksoi se kjo komunë ka projekte për ruajtjen e eko-sistemit natyror si dhe zhvillimin e eko turizmit duke mbajtur llogari për ruajtjen e tërësishëm të këtij eko-sistemit dhe të natyrës, përfshirë burimet e ujërave, pyjeve, higjijenën e fshatit etj, etj, shkruan INA.

Përfaqsuesi zytrar i autorizuar dhe pjesëmarrës i kësaj komune në këtë punëtori, i pyetur se për të ruajtur këtë pasuri natyrore, këto bukuri të rralla që ka Vevçani si dhe për zhvillimin e eko-turizmit, ku e ka lokacionin e deponisë dhe ku i deponon kjo komunë llomet?

I gjetur ngushtë dhe pa pritur një ndërhyrje të tillë, ai u detyrua të pohon se llomet e kësaj komune deponohen në deponinë e Strugës, që është vetëm disa qindra metra nga qyteti dhe nga bregu i Liqenit të Ohrit, që është nën mbrojtjen e UNESCO-së dhe ku poashtu zhvillohet turizëm, që është edhe dega më fitimprurëse e qytetarëve të Strugës. 

Në vazhdim të polemikës, i pyetur se si ka mundësi që në llogari të mbrojtjes së natyrës në këtë komunë me sipërfaqe shumë më të vogël se Strugë dhe me vetëm 2.433 banor,  të ndotet e helmohet Struga me mbi 65.000 banor,  përfaqsuesi i kësaj komune-Vevçanit pa hezitim tha: “Kështu ka urdhërua Ministria, sepse nuk ka deponi regjionale, prandaj llomet i hedhim-deponojmë në Strugë!!!”.

Është shumë e vërtetë se në këtë rajon mungon deponia regjionale, dhe komuna e Strugës, vite me radhë përpiqet që të gjejë vend më të përshtatshëm për deponi, si p.sh lokacioni që u përzgjodh në Qafë Thanë, ose ndonjë tjetër, por pikërisht Ministria e ambijentit jetësor nuk ka dhënë pëlqim për këtë. Janë bërë përpjekje për të ndërtuar sistemin e instalimeve të reciklimit, janë sjellur edhe partner të jashtëm, përsëri Ministria ka qënë frenuese e këtyre përpjekjeve. Janë bërë përpjekje që në kuadër të Regjionit jugperëndimor-selia e të cilit është në Strugë dhe kryesohet nga kryetari i komunës së Strugës (edhe më përpara edhe tani), por përsëri Ministria e ka frenua. 

Dhe tani, sipas këtij përfaqsuesi i cili tha se posedojnë shkresë me shkrim,  rezulton se pikërisht Ministria e ndotë dhe helmon Strugën për llogari të Vevçanit, që është jashtë logjikës së shëndoshë, por është më se e vërtetë, sepse ky fshat – komunë etnikisht maqedonas, që është shëndërruar në “Vatikan” të vërtetë të Strugës, për interesa ekologjike, turistike, por edhe politike, sistematikisht e ndotë dhe helmon Strugën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button