Strasburgu i pranoi tre kandidatët për gjykatës

Prokurori publik, Jovan Ilievski; gjykatësja kushtetuese, Natasha Bager-Damjanovska dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Vatikan, Zvonimir Jankullovski, janë në listën e kandidatëve për zgjedhje të gjykatësit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) e cila është formuar nga Misioni i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në Strasburg nga Sekretariati i Këshillit të Evropës. Një nga tre kandidatët e propozuar duhet ta zëvendësojë gjykatësen Mirjana Lazarova Trajkovska, Një nga tre kandidatët të propozuar duhet ta zëvendësojë gjykatësen Mirjana Lazarova Trajkovska dhe këtë do ta vendos muajin e ardhshëm Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me votim të fshehtë, njofton Libertas, transmeton Portalb.

“Lista është rezultat i një procesi konkurrues të përzgjedhjes kombëtare të kryer nga Komisioni për përzgjedhjen e gjyqtarëve pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendim këshillimor i Qeverisë” – tha Ministria për Punë të Jashtme.

Anëtarët e komisionit janë: gjykatësja kushtetuese, Vangelina Markudova; Presidenti i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski; Zoran Sulejmanov nga Këshilli i Prokurorëve Publikë; Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Ilija Ristovski dhe Profesori Iber Sela. Kjo listë e kandidatëve është dorëzuar pasi Strasburgu ua ktheu draftin e parë dhe refuzoi drejtoreshën e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë, Aneta Arnaudovan dhe gjykatësen administrative, Edita Naskova, kurse e pranoi vetëm Ilievskin.

Ish-gjyqtarja në Strasburg, Margarita Caca Nikoloska, tha se sigurisht që janë refuzuar për përvojën e pamjaftueshme gjyqësore.

“Gjykata e të Drejtave të Njeriut kërkon që kandidatët për gjyqtarë të jenë juristë të shquar dhe me përvojë të pasur në gjykata të shkallës së dytë dhe të lartë dhe mendon se nuk është e mjaftueshme të punuarit vetëm në gjykatat themelore në vendin e tyre. Tani është më e rëndësishme të theksohet se draft-lista e dytë është pranuar nga paneli i ekspertëve të Gjykatës Europiane”, tha ish-gjyqtarja në Strasburg, Margarita Caca Nikolovska.

Ndryshe, në pajtim me procedurën për zgjedhje të gjykatësit në GJEDNJ, Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës do të zbatojë intervistë me tre kandidat të propozuar më 30 shtator 2016 në zyrën rajonale në Paris, ku do të votohet lidhur me gjykatësin nga Republika e Maqedonisë.

Nga kandidatët kërkohen karakteristika të larta morale, njohja e parimeve të demokracisë, njohje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kualifikime të domosdoshme për  kryerje të detyrës gjyqësore, të paktën 8 vjet të shërbimit gjyqësor apo 12 vjet përvojë pune juridike, të jenë profesorë të rregulltë apo jo të rregulltë universitarë dhe ta zotërojnë në mënyrë aktive anglishten dhe frëngjishten.

Kandidati i cili me sukses do ta përfundojë këtë procedurë të ndërlikuar të përzgjedhjes, do të jetë gjyqtari i tretë nga Maqedonia në Gjykatën Evropiane. Do të ketë mandat nëntë vjeçar dhe detyrë të përgjegjshme, sepse mendimet në këtë gjykatë janë udhëzime për  legjislacionin e brendshëm. Mandati i Lazarova-Trajkovskës skadon në shkurt dhe nuk mund të zgjatet. Në rast se asnjë kandidat nuk zgjedhet për gjykatës, e tërë procedura do të duhet të përsëritet.

LEXO:Tre kandidatë nga Maqedonia për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button