Kompjuter të posaçëm për personat me aftësi të kufizuara

Që tu mundësohen kushte më të mira personave me aftësi të kufizuara, në qendrën për internet falas në rrugën ‘Maqedonia’, u promovua pakoja e parë me pajisje asistuese për personat e kësaj kategorie.

Pajisjet i promovoi ministri për informatikë dhe administratë, Ivo Ivanovski, ndërsa këtë project e ka përkrahur edhe UNDP dhe qendra ‘Dyer të hapura’.

‘Vitin e kaluar nënshkruam thirrje publike për të siguruar mjete për këtë projekt që të sigurohen ekrane në prekje, tastiera të veçanta, minj të veçantë dhe pajisje tjera, me të cilat një numër i madh i qytetarëve do të mund të shërbehen me këto mjete digjitale’ tha Ivanovski.

Sipas tij ministria ka siguruar 41 ekran në prekje, që do të shfrytëzohen në 31 shkolla dhe në 10 qendra të internetit të falas. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button