Fier, arrestohen nëna me njerkun që përdhunonin vajzën e mitur

Gruaja së bashku me burrin me të cilin bashkëjetonte abuzonin prej vitesh me vajzën e saj të vogël, sot vetëm 12 vjeç. Policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasit Ilmi Hoxha dhe Selvi Yzeiraj, 52 dhe 40 vjec, pasi kishin abuzuar seksualisht me vajzën, që gruaja kishte sjellë me vete. Vajza sipas hetimeve rezulton e përdhunuar që në moshën 6-vjeçare. Në banesë të arrestuarve iu gjetën edhe 41.5 kg kanabis, shkruan opozita.com.

Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç dhe Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banues në fshatin Mbyet, Fier u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y-12 vjeçe.

Policia njofton se vajza është e bashkëjetueses dhe jetonte së bashku me çiftin.

Gazeta Express ka mësuar se në vitin 2011, Ilmi Hoxha është prangosur nga policia pasi ishte denoncuar nga gruaja me të cilën bashkëjetonte, Selvi Yzeiraj. Ajo pretendonte se ishte shfrytëzuar për prostitucion nga Hoxhaj, në zonën bregdetare të Durrësit dhe në Fier, por uniformat e policisë i arrestuan të dy, pasi kishte dyshime se gruaja ushtronte prostitucion në një kohë që partneri i saj bënte tutorin.

Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si Cannabis Sattivas ku 21 bime iu gjetën të mbjella në oborrin e banesës.

Ata akuzohen për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button