Gjimshiti: Edhe pak dhe do të humbja kombëtaren e Shqipërisë

Berat Gjimshiti ka luajtur dje për herë parë me fanellën e Avelino-s, pas largimit nga Atalanta, shkruan shqiperiaime.al.

Mbrojtësi luajti deri në minutat e fundit dhe u paraqit mirë në kampionatin italian, Seria B, megjithëse skuadra e tij mori vetëm një barazim pa gola kundër Trapani-t.

Ndërsa ai ka treguar dhe arsyen se pse u largua nga Atalanta.

“Nëse qëndroja më gjatë do humbja Kombëtaren e Shqipërisë. Tramexani më tha se duhet të gjeja një ekip tjetër që të kisha mundësi aktivizimi. Tek Avelino jam ndierë mirë. Ka një ekip me lojtarë të rinj dhe me nivel të lartë”, tha Berat Gjimshiti dje pas ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button