Gabojnë Shkupi e Shkëndija, fiton Renova

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së pestë të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ku befasia më e madhe ka ardhur në përballjen Bregallnica – Shkëndija. Në këtë ndeshje të parët në epërsi kishin kaluar tetovarët me golin e Todorovskit, ndërsa Bregallnica ka barazuar duke marrë një pikë të madhe.
Edhe skuadra e Shkupit nuk është treguar e suksesshme në udhëtimin në Manastir, ku është mundur nga Pobeda me rezultat 2:1. Nikoqirët të parët kaluan në eprsi me autogolin e Llazarevskit, ndërsa më vonë në minutën e 36-të referi Dalibor Gjorgjiev pa asnjë kontakt referoi në pikën e duke i dhënë edhe karton të verdhë portierit Suat Zendeli.
Në fund të ndeshjes Muharem Bajrami nga gjuajtja e lirë shënoi gol për të zbutur diferencën në 2:1.
Renova pa problem ka mundur Pelisterin me rezultat të pastër 2:0. Golat për Renovën i shënuan Argjend Gafuri dhe Remzi Selmani. Ehe Vardari pa problem e ka mundur Makedonija Gj.P me rezultat të thellë 4:0 në fushë mysafire.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button