“Yomadic”: Shqipëria ka qytetet më të mira për t’u vizituar në 2014

“Yomadic” është një faqe interneti interesante që bën shpesh guida destinacionesh turistike. Nuk është ndoshta në nivelin e të famshmeve “Nat geo” apo “Lonely Planet”, por aspak inferiore. Për vitin 2014 ka realizuar një të tillë me destinacionet më të mira të Europës (Guide To The Best of Europe) ku sugjerohen destinacione “must”, Shqipëria është një prej fitueseve. Nate Robert shkruan kështu për Shqipërinë:

Qytetet më të mira të Europës për t’u vizituar në 2014

Fituese: Shqipëria

Edhe pse ka pretendentë të tjerë të denjë, Shqipëria i lë ata të gjithë pas. Kombinimi i vendeve historike, plazheve, kulturave, ushqimit dhe niveli i ulët i jetesës e bën Shqipërinë të jetë një fituese. Nga plazhet jugore të Rivierës e deri në malet me dëborë, vendi është i pasur me një numër të madh kështjellash, për të mos folur për pasuritë që mbrohen nga UNESCO, si Berati dhe Gjirokastra që janë qytete unike. Në këtë vend gjendet edhe një xhevahir i fshehur, një fshat i vogël që quhet Tushemisht, që “ulet” në një liqen 3 milionë vjeçar, me ujë natyral pranveror që rrjedh nëpër rrugica dhe me dhoma të vogla zgjimi. Unë kurrë nuk kam përjetuar një vend që ka kaq shumë për të ofruar dhe me kaq pak turistë. Në të vërtet është e pamundur të përmbledhësh gjithçka që mund të shihet në Shqipëri.

Por pse duhet të vizitohet në 2014-n? Shqipëria ka ende vende të pavizituara, kjo edhe si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe një tregu shumë të pazhvilluar turistik. Çështjet e sigurisë që mbizotëronin në të kaluarën nuk ekzistojnë më. Transporti në të gjithë vendin nuk është gjithmonë i thjeshtë për t’u siguruar, por është përmirësuar. Ka ende rrugë me gunga dhe disa zona ende të vuajnë problemin e mbeturinave. Megjithatë, vendi po ndryshon shumë shpejt. Shqipëria nuk është kufiri i egër siç ishte më parë. Nuk do ta besoni se sa hapësira të mëdha mund të gjeni për t’u eksploruar, të gjitha për vete.

Afati i bumit të ardhshëm të turizmit në Shqipëri, mbetet i panjohur sepse shqiptarët kanë qenë në pritje për “ndryshime” për një kohë të gjatë. Pas një historie të trishtuar gjatë gjysmëshekulli, shumë vendas e lanë kombin për diçka më të mirë. Kur tregu i turizmit të bëhet i qëndrueshëm, Shqipëria do të ndryshojë me shpejtësi. Sipas mendimit tim, kjo nuk është një çështje me “nëse”, por “kur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button