Shqipëri, korrupsioni gllabëron 120 mld € çdo vit

Shtrirja e korrupsionit në Evropës është “galopant” dhe i kushton ekonomisë së BE-së rreth 120 miliardë euro çdo vit. Kjo shifër jepet nga Komisionit Evropian.

Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom do të prezantojë sot raportin e plotë mbi problemet e korrupsionit në BE.

Në një shkrim të postuar në gazetën suedeze “Goeteborgs-Posten”, Malmstrom thotë se korrupsioni po ul besimin tek demokracia.

Raporti i KE-së ka studiuar korrupsionin në 28 vendet anëtare të BE-së. Kjo është hera e parë që KE nxjerr një raport të tillë, ku bën dhe rekomandime për hapat që duhen marrë për luftimin e korrupsionit.

Malmstrom thotë se në disa vende prokurimet publike janë të korruptuar ndërsa në disa të tjera problem mbetet financimi i partive politike apo korrupsioni në pushtetin lokal.

Gjithashtu në disa vende pacientët duhet të japin ryshfet për të marrë një shërbim mjekësor adekuat. Në studim përfshihen dhe dy sondazhe që tregojnë se ¾ e qytetarëve të BE-së e konsiderojnë korrupsionin të përhapur gjerësisht në vendin e tyre./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button