Bashkësia ndërkombëtare i lëvdon të dëgjueshmit, i shpërblen Mijallkovin dhe Ahmetin

Arsim Zekolli, kolumnë –“ Minj dhe njerëz”, Utrinski Vesnik
Sa edhe që tingëllon bizare, socialdemokratët kurrsesi ta mësojnë ligjin e artë ndërkombëtar të pas- luftës – konstruktiviteti dhe dëgjueshmëria  vlerësohen dhe lëvdohen, por jobashkëpunimi shpërblehet. Zotërinjtë Mijalkov dhe Ahmeti janë shembull konkret që e vërteton tezën, e z. Thaqi e vulos.

Branko Gjorgjesvski, koment – “Mësim për Hovitin”, Dnevnik
Vlerësimi i Qendrës Austriake për studime evropiane në Grac, me të cilën vihet në pah se propozimi i Riçard Hovitit për paraqitjen e dygjuhësisë në vend nuk ka qenë mendim i tërë BE-së, vetëm vërteton  kjo ide nuk ka mbetur në dokumentin.

Daut Dauti, kolumnë – “ Rasti Panda, fund i të gjitha ideve të gabuara për Sllobën”, Dnevnik
Vuk Drashkoviqi ishte më i sakti për rastin “Panda”, ai thotë se sigurimi shtetëror i Serbisë në krye me Radomir Markoviqin e përmes Milorad Ulemek- legija, e kanë kryer masakrën e gjashtë djemve në kafenenë “Panda” në Pejë, me 14 dhjetor të vitit 1998, e për të cilën vepër ishin të akuzuar Shqiptarë.

Erol Rizaov, kolumnë, – “ Përhajr qoftë rrota panoramike”, Utrinski Vesnik
Edhe gjysma e shtetit nuk ka ujë cilësor të pijshëm dhe kanalizim, deponi, por të gjithë kemi Shkup baroku. Lidhuni, po lëshohemi në tokë pas rrotullimit të madh. Jini të kujdesshëm, ulja çdo here pasohet nga marramendja. Qoftë e kaluar. Amin.

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “Mediumet dhe zgjedhjet për…”, Utrinski Vesnik
Pasi që presidenti i shtetit ka funksion që përbehet prej konsultimeve me liderët e partive parlamentare, mandati mundet ti besohet kujtdo.

Dimitar Grumar, kolumnë – “Kleopatra dhe CIA na parashikojnë të ngjashmen”, Dnevnik
Dy fallxhore në një ditë na e parashikuan fatin për këtë vit. Njëra është e njohur në Ballkan, e tjetra edhe më e njohur botërore. Që të dyja me prognozë identike për Maqedoninë në vitin 2014 – do të jetë më keq se vitin e kaluar.

Sotir Kostov, kolumnë –“Çfarë mundemi të mësojmë nga Shvarcenegeri, Bleri dhe Nëna Tereze?”, Dnevnik
Pse sot të gjithë e respektojnë Nënën Terezë? Sepse çdoherë në jetë udhëhiqej nga vlerat e vërteta dhe asnjëherë nuk i tradhtoi njerëzit të cilëve u premtonte kujdes dhe dashuri.

Biljana Vankovska, kolumnë – “Polites contra idiotes” Nova Makedonija
Polites është titull për qytetarë e në polisat është praktikuar demokraci e drejtpërdrejtë, në të cilën puna politike ka qenë përgjegjësi dhe virtyt ndaj bashkësisë. Ata që iu kanë dhënë egoizmit dhe nuk kanë treguar kujdes për të mirën e të gjithëve, i kanë quajtur idiotes.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button