Tërmeti godet sërish Greqinë

Lëkundjet sizmike vazhdojnë në godasin Greqinë. Një tërmet me magnitude 6.1 i shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Qefalonisë në Detin Jon, në pjesën perëndimore të Greqisë.

Tërmeti është shënuar rreth orës 05:08 minuta me orën lokale dhe epiqendra e tij ka qenë 12 km nga qyteti i Liksurion, që u godit nga një tjetër tërmet të dielën e kaluar.

Prej tërmetit, janë raportuar 10 të lënduar, të cilët pasi iu dhanë ndihmat e para u larguan në spitali. Dëmet më të shumta materiale janë evidentuar deri tani në fshatin turistik Liksuri, ku janë goditur mjaft banesa, ndërsa ka rënë edhe muri rrethues i spitalit.

Raportet thonë se banorët të frikësuar janë hedhur nga dritaret e shtëpive, pasi lëkundja ka qenë e fuqishme. Banorët janë këshilluar mos kthehen në shtëpitë e tyre para mesditës, ndërsa shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri të mërkurën.

Sipas Institutit Gjeodinamik, ditët e ardhshme priten edhe tërmete të tjerë, me të njëjtin densitet. Nuk përjashtohet madje edhe riaktivizimi i zonës sizmike, që solli tërmetin shkatërrues të vitit 1953, i cili shkaktoi më shumë se 400 viktima./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button